Barcelona mposhtet në shtëpi nga PSG, parisienët kualifikohen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Barcelona është mposhtur në shtëpi nga Paris Saint Germain (PSG) me rezultat 1:4.

Me këtë fitore, PSG kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Goli i parë u shënua nga Barcelona.

Golin e shënoi në minutën e 12-të nga Raphinha.

Golin e barazimit e shënoi ish-lojtari i Barcelonës, Ousmane Dembélé, në minutën e 40-të, kurse për epërsinë e parë të parisienëve u kujdes Vitinha në minutën e 54-të.

Kylian Mbappe ishte ai që shënoi dy golat e fundit.

Goli i tretë u shënua nga pika e bardhë në minutën e 61-të nga Mbappe, i cili shënoi edhe golin e fundit në minutën e 89-të.

Pjesën më të madhe të ndeshjes, Barcelona e luajti me një lojtar më pak, për shkak të kartonit të kuq që Ronald Araujo e mori në minutën e 29-të.

Me karton të kuq u ndëshkua edhe trajneri i Barcelonës, Xavi.

Kjo ndeshje u luajt në Estadi Olímpic Lluís Companys.