Hungaria kalon në epërsi kundër Kosovës

Hungaria ka shënuar golin e parë në ndeshjen miqësore të futbollit kundër Kosovës, duke kaluar në epërsi.

Goli u shënua në minutën e 58-të nga Dominik Szoboszlai.

Kjo ndeshje po luhet në “Pushkash Arena”, në kryeqytetin hungarez, Budapest.

Më 22.03.2024, Kosova mposhti Armeninë me rezultat 1-0.

Golin e fitores në ndeshjen miqësore e shënoi Milot Rashica.