Ndeshja miqësore Shqipëri - Kili, 22.03.2024, Foto: Federata Shqiptare e Futbollit/Facebook

Shqipëria u mposht nga Kili në ndeshjen miqësore

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka humbur me rezultat të thellë në ndeshjen miqësore me Kilin.

Ndeshja përfundoi me rezultat 0-3, me një gol të shënuar në pjesë të parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë të ndeshjes nga ekipi i Kilit.

Shqipëria pranoi gol në minutën e 19-të nga Eduardo Vargas, pastaj në minutën 83-të shënoi Marcos Bolados dhe në minutat shtesë të ndeshjes nga Victor Davila.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Ennio Tardini”, në Parma të Italisë.

Ndërkaq, miqësorja e radhës e kombëtares shqiptare luhet në kryeqytetin suedez, Stokholm, më 25 mars, kundër Suedisë.

Në anën tjetër, më 22.03.2024 u zhvillua miqësorja e kombëtares së Kosovës me Armeninë.

Milot Rashica shënoi gol në minutën e 25-të, i cili u bë vendimtare për fitoren e Kosovës.

Kurse, miqësorja e dytë për Kosovën është më 26 mars në Budapest, ku ndeshet me Hungarinë.