Kosova mposhtet nga Hungaria në miqësore

Kosova është mposhtur nga Hungaria në ndeshjen miqësore me rezultat 2:0.

Kombëtarja e Hungarisë shënoi golin e parë me Dominik Szoboszlait në minutën e 58-të.

Ndërsa golin e dytë e shënoi Zsolt Nagy në minutën e 86-të.

Kjo ndeshje miqësore u luajt në “Pushkash Arena”, në kryeqytetin hungarez, Budapest.

Më 22.03.2024, Kosova mposhti Armeninë me rezultat 1-0.

Golin e fitores në ndeshjen miqësore e shënoi Milot Rashica.