Video: Polemikat Mes Kadri Veselit e Albin Kurtit
24.8.2017 - 15:11
Në ditën kur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës përsëri u ndërpre, ngase PAN-i kërkoi kohë, Kadri Veseli e Albin Kurti u përfshinë në një debat të ashpër.
Në këtë përplasje sidomos Kadri Veseli lëshoi akuza të rënda rreth Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, të cilin e quajti Mao në bazë të liderit shpirtëror komunist kinez.
Veseli akuzoi VV-në edhe për sulmin në Kuvend, ndërsa tha se me Kurtin kryeministër kthehet Serbia në Kosovë.
Albin Kurti gjatë polemikave i kërkoi Veselit që të dalë në Kuvend e të matet nëse i ka votat për t’u zgjedhur në krye të tij.