Këto janë pikat e rendit të ditës së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës
Nesër, me fillim prej orës 10:00, do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.
Në rendin e ditës së kësaj seance janë paraparë tri pika.
Së pari do të bëhet formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.
Më pas do të bëhet betimi i deputetëve të rinj.
Si pikë e tretë e rendit të ditës është paraparë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Seanca e parë e Kuvendit do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari, i cili do të asistohet nga deputetja më e re në moshë.
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës në janar të këtij viti ndërsa zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mbajtur më 14 shkurt 2021.