Vetëvendosje uron fëmijët duke listuar keqtrajtimet ndaj tyre

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që më rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të listojë trajtimin qe u bëhet atyre në Kosovë.

Kjo parti përmes një postim në “Facebook” ka thënë së afër 11 % e fëmijëve punojnë edhe prej disa në kushte të rrezikshme e që sipas VV-së, nuk kemi asnjë rast të raportuar nga inspektorati i punës.

“Nga 50.000 fëmijë me nevoja të veçanta vetëm 10% e tyre marrin ndihmë nga shteti, shëndetësore, ekonomike apo arsimore. Këto të dhëna, që vijnë nga raporti i Komisionit Evropian, janë alarmuese. Duhet të angazhohemi të gjithë së bashku për ta ndryshuar mënyrën se si trajtohen fëmijët në vendin tonë, sepse ata janë e ardhmja”, thuhet në postimi e Lëvizjes Vetëvendosje.