Foto: Facebook

Vetëvendosja kërkon që çështja e dalogut të rikthehet në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje, e cila nuk ka marrë pjesë në “tryezën për dialogun politik” që është mbajtur sot nga organizata Balkan Research Policy Group (BRPG) si “takim i liderëve”, ka thënë se diskutimi për dialogun me Serbinë duhet të rikthehet në Kuvendin e Kosovës.

“Tryezat e tilla janë shpeshtuar shumë kohëve të fundit dhe duhet të reduktohen. Tryezat e tilla bëhen edhe më problematike kur formati i propozuar dhe organogrami për diskutim në tryezë përputhet me formatet e zyrës së Presidencës që drejtohet nga një person i diskredituar dhe i deligjitimuar si z.Hashim Thaçi. Ajo që na duhet është rikthimi i çështjes në Kuvend”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendsoje në Facebook.

Sipas tyre, fokusimi shumë i madh i qeveritarëve te tryezat e shoqërisë civile për këtë çështje ndodh për faktin se Qeverisë i mungon shumica në Kuvend. Kurse për opozitën si dhe për shtetin e Kosovës është jetike që diskutimi të ndodh aty ku është përfaqësimi i zërit të qytetareve, në Kuvend.

“Kuvendi i Kosovës duhet t’ia tregojë vijat e kuqe presidentit Thaçi dhe Serbisë”, përfundon postimi.

https://kallxo.com/partite-politike-nuk-pajtohen-rreth-dialogut/