Vdes biçiklisti në Shtime pas goditjes nga vetura

Një biçiklist në Shtime ka vdekur dje si pasojë e lëndimeve të marra nga goditja e një veture.

Sipas njoftimit të policisë, biçiklisti është goditur na një veturë dje rreth orës 16:30.

Nga lëndimet e marra si pasojë e aksidentit, biçiklisti është gërguar pa shenja jete në QKUK, ndërsa shoferi i veturës është arrestuar.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion, ndërsa i dyshuari për shkaktim të aksidentit është dërguar në mbajtje.