Pamje të dëmtimit të objektit të Qeverisë gjatë një proteste të kaluar - Foto: KALLXO.com

Thyhen Xhamat e Objektit të Qeverisë

Një person është arrestuar sot nën dyshimin se ka thyer xhamat e objektit të Qeverisë së Kosovës.

Lajmin e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur sot në mesditë.

“Rreth orës 14 në rr. “Fazli Grajqevci”, një person i ka thyer xhamat në objektin e Qeverisë së Kosovës”, tha Ahmeti.

Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i ditur.

KALLXO.com kishte raportuar për dëmtimet e mëhershme dhe masat e ndërmarra nga Qeveria për siguri në xhamat e objektit të saj.

http://kallxo.com/nderrimi-i-xhamave-para-protestes/

http://kallxo.com/qeveria-plastifikon-xhamat-e-nderteses-per-shkaqe-sigurie-foto/