Thaçi me Albin Tahirin | Foto: Facebook

Thaçi: Pjesëmarrja në Olimpiadë Fitore për Shtetin

Presidenti Hashim Thaçi tregoi sot se ka takuar delegacionin kosovar dhe garuesin e vetëm të tij Albin Tahirin në Lojërat Olimpike Dimërore Pyeongchang 2018.

“Skiatorit kosovar, Albin Tahirit, i urova suksese në garat që do t’i zhvillojë në ditët e ardhshme.Vetë pjesëmarrja e tij dhe e Kosovës në Olimpiadë, është një fitore e madhe për shtetin tonë”, shkroi Thaçi në facebook.

Skiatori Albin Tahiri pritet të garojë nesër.