Bekim Muhaxheri

Bekim Muhaxheri

Bekim Muhaxheri është redaktor lajmesh në BIRN Kosova që nga marsi i vitit 2013. Paralelisht me redaktim, Bekimi (Beka) lekturon lajmet postuara në KALLXO.com, por edhe produktet tjera që lidhen me BIRN. Përpara se të jetë pjesë e këtij rrjeti, Muhaxheri që nga viti 1999 ka punuar në disa medie si Zëri, gazeta Java dhe të tjera. Ai ka shkollim të lartë në fushën e gazetarisë, ndërsa mendon se në gazetari “duhet filluar me atë që ke gati” për të vazhduar pastaj me plotësime. Beka është enciklopedia zyrtare e BIRN Kosova sa i takon drejtshkrimit, standardeve të formulimit kuptimor dhe historive interesante mbi gabime argëtuese të gazetarëve që nga koha e Jugosllavisë dhe mjerisht, deri sot.