Hashim Thaci dekoron veteranet e luftes se Kosoves dhe Kroacise Foto: Hashim Thaci Facebook

Thaçi dekoroi veteranët e dy luftërave, të Kosovës e Kroacisë

Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidenciale tre veteranë të luftës së Kosovës dhe Kroacisë.

Esat Çollaku, Tom Kaçinari dhe Gjer Kolgjeraj janë dekoruar sot nga presidenti i vendit.

“Me Medalje Presidenciale i dekorova veteranët e luftës së Kosovës dhe Kroacisë, Esat Çollakun, Tom Kaçinarin dhe Gjer Kolgjerajn. Veprat e tyre janë dëshmia më e mirë që liria është vlera më e rëndësishme e një populli, që liridashësit e kërkojnë kudo që ata jetojnë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.