Kryeministri Kurti takon Kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe këshilltarët politikë, Aziz Bici dhe Tea Blakaj – Hoxha kanë pritur në takim Kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi, Hyzri Musliun, Naim Gashin dhe Safedin Zukën, veteranë e invalidë të luftës.
Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate bëri të ditur se së bashku diskutuan nevojën e nismës ligjore për mbrojtjen e vlerave të luftës.
“Përtej rregullimit të kompensimit të plotë të shpenzimeve lidhur me protezat e invalidëve të luftës, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u përmend edhe buxheti i rritur për barnat në vlerën prej 60 milionë dhe zbatimi i Ligjit të ri për Çmimin e Barnave”- thuhet në komunikatë.
Tutje, potencohet se Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin dhe punën e vazhdueshme në adresimin e nevojave dhe mbrojtjes së të drejtave të veteranëve dhe invalidëve të luftës.