Foto: Ilustrim

Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje në fshatin Strellc të Deçanit.

Sipas njoftimit të policisë gjatë një përleshjeje në mes dy personave është përdorur thika dhe një shufër metalike.

Policia ka bërë të ditur se dy nga pjesëmarrësit në rrahje kanë marrë tretman mjekësorë ndërsa një tjetër është arrestuar.

Policia e ka cilësuar rastin si tentim vrasje ndërsa rasti është referuar në prokurori të Pejës.