
Si të Përmirësohen Ligjet që Diskriminojnë Gruan në Pronë?
Emisioni i sontëm solli edhe intervistat me përfaqësues nga institucionet dhe organizata të ndryshme të shoqërisë civile lidhur me tri projektligjet bazike që rregullon çështjen e trashëgimisë dhe pronësisë.
Në emër të BIRN dhe Internews Kosova, rekomandimet lidhur me këto tri ligje i shpaloi Labinot Leposhtica.
Lidhur me pakon e ligjeve që rregullojnë çështjen e trashëgimisë dhe të pronësisë, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi edhe deklaratën e Fitim Sadiku nga organizata joqeveritare “Polis”, e cila është pjesë e grupeve punuese për plotësim ndryshimin e ligjit për Trashëgiminë, Noterinë dhe Procedurën Jokontestimore.
Sadiku tha se rekomandimet e tyre kryesisht janë fokusuar në ligjin për noterinë. Mirëpo sipas tij ka edhe nj varg rekomandimesh tjera të cilat siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë” tash i janë dorëzuar komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës.
Emisioni i sontëm solli edhe qëndrimet e përfaqësues nga institucionet dhe organizata të ndryshme ë shoqërisë civile lidhur me tri projektligjet bazike që rregullon çështjen e trashëgimisë dhe pronësisë.