Dosja e Podujevës dhe privatësia - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për vrasjen në Podujevë të një të riu, si dhe publikimin e të dhënave konfidenciale për të miturit që dyshohet se u përfshinë në rast. 

Cilat institucione të Kosovës dhe cilët zyrtarë shkelën parimet e publikimit të privatësisë dhe të dhënave personale?

 

Cili ishte qëllimi i mediave që të transmetojnë pamjet e rrahjes brutale në Podujevë, të dhënat personale të të miturve dhe detaje të tjera që zbulonin rrethana nga jeta e mëparshme e tyre? 

Çka thonë njohësit e kodit të etikës dhe a u shkel etika profesionale nga gazetarët gjatë raportimit për ngjarjen tragjike në Podujevë? 

Në debat sonte po diskutojnë: 

Imer Mushkolaj, drejtor i Komisionit të Mediave të Shkruara të Kosovës,

Sylejman Kllokoqi, kameraman i “Associated Press”,

Violeta Hyseni, ish-gazetare e BBC-së,

Labinot Leposhtica, ekspert ligjor dhe drejtor i zyrës ligjore të BIRN-it.

www.kallxo.com