Leposhtica: Strategjia për mbrojtje nga dhuna në familje të ketë gjithëpërfshirje

Labinot Leposhtica nga Zyra Ligjore e BIRN-it, ka thënë se Strategjia Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave 2022 – 2026 është shumë e rëndësishme të ketë gjithëpërfshirje.

“Fakti që në gjykatë, prokurori, hetuesi mund të ketë policë të cilët intervistojnë, mund të ketë prokurorë të cilët lëshojnë autorizime për intervistimin e dikujt, gjyqtarë të cilët do të vendosin epilogun e rastit, e të cilët nuk e kanë absolut idenë se çfarë është Konventa e Stambollit, aq më pak çfarë është femicidi”, – deklaroi Leposhtica në emisionin “Kallxo Përnime”.

Ai tutje ka shtuar se këta akterë nuk janë të informuar rreth koncepteve që i trajton strategjia e Ministrisë së Drejtësisë.

“Kjo strategji do të duhej të kishte një mishërim shumë më të afërt me sistemin e drejtësisë në këtë rast me Akademinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor at Prokurorial, që këto dukuri të jenë pjesë e plan programeve që gjyqtarët dhe prokurorët tanë, edhe në fazën fillestare edhe në rastet e avancimit të këtyre rasteve të përditësohen, të informohen dhe të jenë të aftë për me i identifiku elementet, me i gjyku, me hetu rastin siç duhet dhe me shqiptu dënime meritore” – tha Leposhtica.

Vetëm kështu sipas Leposhticës do të mund të realizohet synimi i strategjisë.