Shuhet Partia e Fortë

Katër parti politike janë çregjistruar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndër to edhe partia me bazë satirike, Partia e Fortë.

Valmira Selmani, ushtrues detyre e drejtorit ekzekutiv në ZRPPC-së, i rekomandoi anëtarëve që të çregjistrojnë këto parti.

“4 parti politike as pas afatit të shtuar nuk kanë përmbushur obligimet ligjore, zyra rekomandon KQZ-në që të ç’regjistroj, lista është Partia e Ballit, Partia e Fortë, Aktivna Gradanska Iniciativa si dhe Saves Nezavisni Socijaldemokrata” tha ajo.

Arsyeja e çregjistrimit  të këtyre partive është mosdorëzimi i ndryshimeve vjetore.

Poashtu KQZ-ja me rekomandimin e ZRPPC-së morri vendim për shfuqizimin e Pezullimit të tri Partive Politike: Partia Demokratike e Unitetit PDU, Crnogorska Liberalna Stranka CLS si dhe Nova Partija Kosova NPK.

Partia e Fortë kishte konkuruar në Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2014 duke përdorur satirë në fushatë dhe debate parazgjedhore. Ajo udhëheqej nga Visar Arifaj.

https://kallxo.com/partia-e-forte-zgjedh-presidentin-me-loje-shperblyese/