Sekuestrohen Barna të Skaduara me Banderola të Serbisë

Barna të dyshuara për kontrabandë me banderola të Serbisë dhe afat të skaduar në vlerë rreth 20 mijë euro janë sekuestruar dje nga ana e policisë pas një operacioni të kryer nga Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare në Prishtinë, ka bastisur tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës dhe ka sekuestruar medikamente- barna të dyshuara për kontrabandë.

Gjatë këtij operacioni policia ka gjetur sasi të konsiderueshme të barnave të dyshuara si mallra kontrabandë me banderola të Serbisë dhe afat të skaduar.

Në njoftimin e policisë thuhet se një person i dyshuar është arrestuar në këtë operacion dhe pas intervistimit të tij, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të sekuestrimit të barnave.

http://kallxo.com/barna-afat-te-skaduar-konfiskohen-ne-decan/