Para e narkotikë të sekuestruar nga policia. Foto: Facebook/PK.
Arrestohen dy persona në Prizren, u konfiskohen narkotikë e para të gatshme
Dy persona janë arrestuar për posedim të lëndëve narkotike në Prizren.
Policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarve u bë i mundur në kuadër operacionit ’Stop Drogave 2026” dhe konfiskimit të lëndëve narkotike e parave të gatshme gjatë kontrollit në dy lokacione.
“Në konsultim me prokurorin kujdestar, është realizuar kontroll në dy lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar; njëmbëdhjetë qese me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë 20.21 gram; dy qese plastike me mbetje te Kokainës; të holla kesh ne total 1785 euro, dhe 2000 lek; dy telefona mobil etj”- thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, të dyshuarit janë intervistuar, dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Policia thot se mbetet e angazhuar në luftën kundër veprave kriminale, në veçanti kundër abuzimit dhe shpërndarjes së narkotikëve dhe është e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.