Ilustrim

Rreziku për zjarr dhe eksplodim në Deponinë e Mirashit

Një nga deponitë më të mëdha të mbeturinave në Kosovë është në rrezik potencial të shpërthimit dhe zjarrit si pasojë e keqmenaxhimit.

Kështu kanë alarmuar shkencëtarët , të specializuar në çështje ambientale pas analizës të kësaj deponie në të cilën sipas tyre nuk po kanalizohet gazi që lirohet nga mbeturinat e që është në rrezik për ndezje.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tregoi për një rast në Turqi në vitin 1993 ku si pasojë e grumbullimit të këtij gazi në një deponi, pati një eksplodim ku vdiqën 39 njerëz.

“Nuk posedojnë filtera të cilat e tërheqin gazin i cili grumbullohet si pasojë e shtresimit të vazhdueshëm të mbeturinave në këtë deponi. (Mund të ndodh) eksplodimi siç ka ndodhur në Turqi, Hungari e vende tjera”, tha Jashari.

Evelina Rathje, inxhiniere për ambient dhe hidrologe në GIZ-in gjerman po ashtu tregoi se në këtë deponi rrezikun për zjarr e rrit edhe mbeturinat e qymyrit që hidhen afër saj.

“Mungesa e degazifikimit që rezulton në tyme të rënda dhe rrezikun për zjarr dhe në këtë deponi 40 përqind e mbeturinave janë organike sepse nuk bëhet ndarja e mbeturinave apo riciklimi.. Në kombimin me këto anash saj ekziston deponia e mbeturinave të qymyrit”, tha Rathje

Në këtë emision, shkencëtarë dhe zyrtarë flasin lidhur me gjendjen e deponisë së mbeturinave në Mirash dhe masat që duhet ndërmarrë për evitimin e një katastrofe ambientale.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: