Mbeturina në oborrin e QKUK
Liburn Aliu njofton për krijimin e një mekanizmi për uljen e ndotjes nga shishet
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu ka njoftuar se në Kosovë shumë shpejtë do të krijohet “Sistemi i Rimbursimit të Depozitave”.
Sipas Aliut, ky sistem është një mekanizëm ku konsumatorët paguajnë një depozitë për produkte si shishet plastike apo të tjera dhe pastaj e marrin përsëri depozitën kur e kthejnë produktin e zbrazët.
“Sistemi i Rimbursimit të Depozitave do të ulë ndjeshëm ndotjen nga shishet plastike, shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit” – ka shkruar ministri Aliu në Facebook të martën më 20.02.2024.
Në të njëjtën kohë, Aliu ka bërë të ditur se është hapur thirrja për Administrator të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave (SRD), dhe ka ftuar të gjithë të interesuarit të aplikojnë.
“Për të mbështetur më tej aplikuesin, Ministria do të organizojë një sesion informativ në javët në vijim. Ky sesion synon të ofrojë njohuri të detajuara rreth procesit të aplikimit dhe të adresojë çdo pyetje në lidhje me rolin dhe pritshmëritë e Administratorit të SRD. Të gjitha palët e interesuara do të marrin informacion të saktë dhe në kohë për datën dhe detajet e sesionit, duke siguruar që të kenë kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për aplikim” – thuhet ndër të tjera në vegëzen për aplikim.