Qeveria: Dhunë nga Humbësit

“Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktet e tmerrshme të dhunës të udhëhequra nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, sot në Prishtinë,” thuhet në komunikatën e qeverisë.

Protesta e sotme nisi e qetë por ende pa përfunduar fjalimet filloi tensionimi për të eskaluar pasi u konsiderua e përfunduar.

Qeveria dënoi sulmet me koktej molotovi ndaj selisë së saj që rezultuan me djegie të një pjese të këtij objekti.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron sulm të drejtpërdrejtë mbi rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, djegien e një pjese të objektit të Qeverisë, goditjen dhe hedhjen e koktejit të molotovit mbi zyrtarët policorë dhe aktet e tjera të shumta të dhunës ndaj qytetarëve, pronës publike dhe private,” vijon më tutje komunikata.

http://kallxo.com/si-eskaloi-protesta-e-9-janarit/

Opozita shprehu keqardhje për incidentet, ndërsa Sami Kurteshi nga Vetëvendosja ata që sulmuan objektin e qeverisë dhe policisë i cilësoi grup i të rinjve të papërgjegjshëm që dikush i ka shtyrë t’i bëjnë ato veprime.

http://kallxo.com/limaj-keqardhje-per-incidentet/

http://kallxo.com/kurteshi-te-dhunshmit-nuk-jane-tanet/

Por qeverisë këto distancime nuk i duken të vërteta.

“Distancimi “sa për sy e faqe” nga dhuna ndaj institucioneve kushtetuese, si largon ata nga përgjegjësia,” vazhdon komunikata.

Organizatorë të dhunës qeveria thotë se janë humbësit e zgjedhjeve.

“Qeveria e Kosovës vlerëson se dhuna e shfaqur në këtë protestë, është e organizuar nga humbësit e dëshpëruar të të gjitha zgjedhjeve në Kosovë, të cilët ambiciet e tyre politike, po përpiqen t’i realizojnë me djegie të institucioneve legjitime dhe përmes zhytjes së vendit në krim dhe anarki,” thuhet në komkunikatë.

Ekzekutivi akuzon edhe udhëheqësit komunalë të Prishtinës.

“Qeveria e Kosovës dënon, po ashtu, djegiet dhe rrënimet e kryera në Prishtinë, të prira dhe të nxitura nga kryetari i kryeqytetit dhe drejtuesit tjerë politikë të emëruar së fundi në Komunën e Prishtinës,” vijon komunikata.

Qeveria konstaton që qëllimi i protestës ishte rrëzimi me dhunë i qeverisë dhe prishja e partneritetit me ShBA-në dhe BE-në.