Foto: ZKM
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, miraton dy vendime
23.4.2024 - 15:35
Kabineti i Qeverisë së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike më 23.04.2024, në të cilën marrë dy vendime.
Qeveria ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Gjithashtu ka themeluar Komisionin e Pranimit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas konkursit të shpallur me datën 14.03.2024.