Publikohen Kontratat për 'Kosovën e Re'

Ministria e zhvillimit Ekonomik i ka publikuar kontratat komerciale të arritura me kompaninë amerikane Contour Global për Termocentralin Kosova e Re.

Ministri Valdrin Lluka ka thënë se kontrata do të jetë e publikuar vazhdimisht në ueb-faqen e ministrisë.

“Nuk është publiku në fund të vitit siç kam premtuar për shkak të disa shkaqeve teknike. Kontrata me ‘Countur Global’ është mbi 1000 faqe, do të shpërndahet e printuar, përmes usb-së do të jetë në faqen e MZHE-se. Nuk ka absolutisht asnjë ndryshim, do të vazhdoj ta promovoj transparencën”, ka thënë Lluka.

Ai ka premtuar se të gjitha kontratat që do të nënshkruhen nga ana e tij do të publikohen në të ardhmen.

Këtu mund t’i shkarkoni dhe lexoni të gjitha kontratat e nënshkruara, të cilat janë në gjuhen angleze.