Ilustrim

Policia në kërkim të grabitësve të armatosur të bankës në 'Veternik'

Një grabitje e armatosur është raportuar se ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku disa persona ia kishin mësyrë një banke në lagjen Veternik në Prishtinë.

Mbrëmjen e kaluar KALLXO.com publikoi një video incizim të cilin e kishte siguruar dhe në të cilin shihen tre persona që kishin kryer grabitjen.

Në video shihen tre personat e maskuar dhe të armatosur  duke dalë nga banka dhe duke u larguar me veturë.

KALLXO.com ka kontaktuar Zëdhënësen e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti për të pyetur në lidhje me të dyshuarit.

Ajo për KALLXO.com tha se të dyshuarit ende nuk janë identifikuar.

“Janë tre persona për të cilët policia po punon për identifikimin e tyre. Jemi në kërkim të tyre”, tha Ahmeti për KALLXO.com.

https://kallxo.com/video-grabitja-e-bankes-ne-veternik/

.