Incident me të plagosur në Lupç, fotografi nga nënstacioni policor në Bërnicë

Një incident me të plagosur dyshohet se ka ndodhur më 01.05.2024, rreth orës 16:00, në fshatin Lupç të Podujevës.

KALLXO.com ka siguruar fotografi që lidhen me rastin. Fotografitë, sipas sqarimit të Policisë, janë nga nënstacioni policor në Bërnicë, ku të dyshuarit kishin shkuar për ta raportuar rastin.

Në foto shihen autoambulanca dhe njësi të Policisë.

Këto janë fotot nga vendi i ngjarjes:

Më 01.05.2024, në mbrëmje, Policia ka njoftuar se incidenti ka ndodhur në fshatin Lupç të Podujevës dhe se ishin plagosur katër persona.

Ndërsa, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se fotot e publikuara nga KALLXO.com ishin nga nënstacioni policor në Bërnicë.

(Shënim: Ky artikull është edituar më 02.05.2024, në ora 11:50, lidhur me vendin ku janë bërë fotot që janë publikuar në këtë artikull, pas sqarimit nga Policia se fotot janë në nënstacionin policor në Bërnicë e jo në Bardhosh)