Milaim Zeka - Arkiv

Policia Merr në Pyetje Deputetin Milaim Zeka për Shmangie nga Tatimi

Policia e Kosovës ka marrë në pyetje sot deputetin e Nismës për Kosovën, Milaim Zekën lidhur me veprën penale që ndërlidhet me mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Policia e Kosovës e cila iu është referuar deputetit Zeka, me inicialet M.Z.

“Mund të ju konfirmojmë se sot Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z. lidhur me veprën penale që ndërlidhet me ,,Mashtrim” dhe shmangie nga tatimi. Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do t’i ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të PK-së.

Deputeti Zeka sot gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrit Haradinaj. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.