FOTO: Ilustrim

Podujevë, arrestohen pasi sulmojnë policët

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Podujevë, pasi ata kishin sulmuar dhe kanosur disa zyrtarë policorë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:40 në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Po ashtu, me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.