Foto: Vjosa Osmani, Facebook

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të cilët kishin shërbyer në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Osmani po qëndron në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

““Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, është mesazhi që dëgjuam nga ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar” – thuhet në njoftimin e presidentes Osmani.

“Gra e burra nga ushtria amerikane për 25-vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë. Prandaj dje i vizitova për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës.  Kosova është e bekuar që e ka këtë mbështetje” – thuhet në postimin e saj në Facebook.