Prokuroria jep detaje për plagosjen e 4 personave në Lupç të Podujevës

Katër persona mbetën të plagosur pasditen e 01.05.2024 në fshatin Lupç të Podujevës. Tre nga të lënduarit u plagosën me armë zjarri, ndërsa një tjetër me thikë.

Prokuroria e Prishtinës ka dhënë detaje për rastin.

Sipas Prokurorisë një person i dyshuar është shoqëruar në Polici për t’u intervistuar.

Gjithashtu, Prokuroria thotë se sipas hetimeve fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave (familjarë) ka pasur të shtëna me armë dhe është përdorur thika.

“Ju njoftojmë se pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendngjarje. Nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave (familjarë), në fshatin Lupç, si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe përdorimit të thikës, janë lënduar katër (4) persona, të cilët janë dërguar për ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, derisa një (1) person i dyshuar në këtë ngjarje është shoqëruar në stacion policor për t’u intervistuar”- ka thënë për KALLXO.com, Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë së Prishtinës.

Ulaj bëri të ditur se vepra është cilësuar si – vrasje në tentativë.

Policia: Katër të plagosur në Lupç, 3 me armë zjarri e një me thikë