Policia kontrollë, Foto: KALLXO.com

Policia ndalon dy persona me veturë në Podujevë, u gjen narkotikë e thikë

Një njësit i Policisë së Kosovës ka ndaluar një veturë për kontrollë në një pikë statike në të cilën ishin dy persona.

Ndalimi u bë në fshatin Obranq në Podujevë më 03.05.2024. Gjatë kontrollit te të dyshuarit, u gjetën dhe u konfiskuan një sasi narkotike, e llojit marihuanë dhe një thikë.

Policia ka njoftuar se dy të dyshuarit më tutje janë dërguar në stacion policor për tu intervistuar.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori i shtetit ndërsa ky i fundit ka urdhëruar që dy të dyshuarit të lirohen.

Rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje si dhe posedim i paautorizuar i lëndëve narkotike.