Petrit Selimi | Foto: KALLXO.com

Petrit Selimi Lirohet nga Detyra e Zëvendësministrit

Kryeministri Isa Mustafa ka marrë vendim për lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, në përputhje me aktet ligjore, Petrit Selimi do të vazhdojë angazhimin në postin e koordinatorit nacional në Zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Ditë më parë qe përhapur lajmi se Selimi ishte shkarkuar nga pozita e koordinatorit nacional në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Këtë informacion, Selimi e kishte përgënjeshtruar në një prononcim për KALLXO.com, gjatë të cilit ai kishte njoftuar se kryeministrit i ka propozuar dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit të Jashtëm.

http://kallxo.com/selimi-nuk-jam-shkarkuar/

Këtë vendim Petrit Selimi e ka marrë pas kërkesës së Agjencisë Kundër Korrupsionit, sipas të cilës ai duhej të zgjidhte në mes të postit të zëvendëministrit dhe koordinatorit nacional të MCC-së, sepse mbajtja e këtyre dy posteve paraqiste konflikt interesi.

http://kallxo.com/akk-petrit-selimi-jo-dy-funksione/