Memli Krasniqi me rreth 70 mijë euro pasuri në kriptovaluta
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një apartament 110 metër katror në vlerë 120 mijë euro, një shtëpi 202 metër katrorë e ndërtuar me kredi dhe kursime, e në bashkëpronësi me familjen në vlerë 180 mijë euro.
Memli Krasniqi ka vazhduar të merret me kriptovaluta.
Ai ka deklaruar kriptovaluta në vlerë rreth 70 mijë euro, prej tyre 65 mijë euro bitcoin të blera në vitin 2016 në vlerë 570 euro.
Krasniqi në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka bibliotekë në pronësi të përbashkët me vlerë 14 mijë euro (e krijuar me blerje gjatë viteve), vepra arti në vlerë 8 mijë euro si dhe bashkëshortja e tij ka veturë në vlerë 21 mijë euro e blerë me kredi.
Krasniqi ka deklaruar se ka 3,400 euro para të gatshme në bankën ProCredit si pjesë e pagave, derisa bashkëshortja e tij ka 32 mijë euro në bankën ProCredit si paga, shpërblim dhe trashëgimi.
Memli Krasniqi ka të ardhura vjetore në vlerë 19 mijë euro përmes listës së pagave.
Derisa, bashkëshortja e tij ka të ardhura vjetore 12 mijë e 700 euro nga puna në Institutin Albanologjik si dhe 50 mijë euro si trashëgimi e shitjes së pronës familjare.
Deklarimin e pasurisë së Memli Krasniqit mund ta gjeni këtu.