Behgjet Pacolli - Foto: REL/EPA-EFE

Pacolli në Bruksel: Ende s’e kemi parë Vuçiqin, nuk e di nëse do takohemi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli në Bruksel deklaroi se ende nuk janë takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Pacolli shtoi se nuk kanë informacione nëse Vuçiq po e refuzon takimin me ekipin e presidentit Hashim Thaçi.

“Ne do të hyjmë brenda, kemi takime Bashkimin Evropian. Nuk e di nëse do të ketë takim me Vuçiqin. Nuk kemi shenja që ai po e refuzon takimin me Thaçin, ne po vizitojmë pjesët e tjera në BE”, tha Pacolli.

Ai tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i mirëseardhur në Kosovë.

“Zotëri Vuçiq ka dërguar ftesë të vizitojë Kosovën dhe ne e kemi pranuar. Vizita e tij është e mirëpritur në çfarëdo kohe. Jemi të lumtur që ai do ta vizitojë Kosovën”, shtoi ai.

Ndërkaq, tema e kufijve për Pacollin është e rrezikshme.

“Unë besoj që ne nuk do të flasim për ndarje apo për kufij të ri, për mua kjo është e rrezikshme. Do të informoheni në kohën e duhur për këto marrëveshje”, tha zëvendëskryeministri në Bruksel.

https://kallxo.com/gjuriq-anulohet-takimi-thaci-vuciq-ne-bruksel/