Marko Gjuriq - Foto: REL

Gjuriq: Anulohet takimi Thaçi-Vuçiq në Bruksel

Drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq tha se vizita në mes të presidentit të Kosovës dhe Serbisë nuk do të realizohet.

“Presidenti jonë nuk do të ketë takim me përfaqësuesit e Kosovës”, tha Gjuriq pas takimit të presidentit serb, Vuçiq me Federica Mogherinin.

Gjuriq ka folur edhe në lidhje me vizitën e paralajmëruar të presidentit serb në Kosovë për të dielën, për të cilën tha se për këtë do të vendosin deri në mbrëmje.

Ai thekksoi se nëse Vuçiq shkon në Kosovë patjetër që do ta vizitojë edhe Ujmanin.