Foto: KRIK

VIDEO - Si e shpjegonte përballë Jeta Xharrës Behgjet Pacolli takimin me Millan Radoiçiq?

Millan Radoiçiq, nënkryetar i partisë Lista Serbe, aktualisht besohet se gjendet në kryeqytetin serb, Beograd, duke u shëruar pasi dyshohet se është plagosur gjatë sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, të dielën, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Prej vitesh, Radoiçiq është përshkruar si “bossi i veriut”, duke u bërë njeriu më me ndikim te serbët lokalë në katër komunat veriore të Kosovës. Ai dyshohej për vrasjen e politikanit serb në veri, Oliver Ivanoviq.

Për disa vite, ai ishte në kërkim nga organet e drejtësisë së Kosovës, por arriti t’u shmangej disa herë.

Kryetari i AKR-së dhe ish presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli në Kallxo Pernime ishte parë me Radojçiq në njërën nga jahtet e tij  në Budava.

Pacolli e kishte komentuar fotografinë me Milan Radojçiq në Kallxo Përnime.

“Unë kurrë se kam njohur kush është Milan Radojçiqi. As emrin nuk ia kam dëgju. Unë kam shkuar në Budva dhe është parkuar jahti im në një vend afër, sepse ka qenë më i madhi prej tyre. Derisa është lidh jahti im aty është parkuar një jaht tjetër”- thoshte Pacolli.

“Unë kurrë se kam njohur kush është Milan Radojçiqi. As emrin nuk ia kam dëgju. Unë kam shkuar në Budva dhe është parkuar jahti im në një vend afër, sepse ka qenë më i madhi prej tyre. Derisa është lidh jahti im aty është parkuar një jaht tjetër”- thoshte Pacolli.

“Është përgatitur sofra për me ngrenë darkë me fëmijët e mi, në atë tavernën aty. Në anën tjetër unë po i shoh deputetët e Republikës së Kosovës, nuk ua kam ditë emrat, por e kam njohur Goran Rakiqin. E kam kryer darkën dhe kemi dalë prej aty. Del Rakiqi prej aty edhe vjen te unë edhe thotë ‘a Behgjet sa mirë që po të shoh’. I kam thanë prit se e kam një befasi për ty edhe e kam thirr Agim Bahtirin sepse ata janë shokë dhe takohen. Bile Agim Bahtiri mu ka idhnu se ka mendu që e kemi planifiku me u taku e se kam ftuar”-vazhdon rrëfimi i Pacollit.

“Rakiqi më thotë, eja tek ne, te jahti ynë për pije. Pa asnjë paragjykim unë hy aty. Të betohem dhe ta jap fjalën e nderit, e kam pi një pije. Se kam ditë jahta e kujt ka qenë. Sa kemi qenë aty ka ardhur një person tjetër dhe është ulë. Askush se ka prezantuar si Milan Radojeçiq. Unë jam dal, i kam marrë fëmijët e mi dhe jam dal në qytet. Unë i kam njohur veç 3 njerëz aty, Rakiqin dhe dy deputetë”- thotë Pacolli.

Sipas tij, takimi ka zgjatur vetëm 10 minuta dhe nuk e ka pasur ndonjë kërkesë ndaj tij.

“Unë kam ndejt krejt 10 minuta. Nuk më kanë lyp asgjë. Më respektojnë mua atje, ma shumë më respektojnë malazezët, maqedonasit e serbët se sa në Kosovë”.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra, një tjetër u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Policia e Kosovës kishte rrethuar të dyshuarit, rreth 30 persona – pjesëtarë të grupit të armatosur terrorist që gjendeshin në manastirin e Banjskës, derisa sulmet ndaj njësiteve policore vazhduan edhe në mbrëmje.

Gjatë kontrollit, Policia ka arrestuar tetë të dyshuar, ka sekuestruar prova materiale, në mesin e tyre automjete e arsenal armësh që dyshohet që i përkasin grupit terrorist.

Sot, Policia e Kosovës ka liruar rrugën për në fshatin Banjskë të Zveçanit.

VIDEO – Publikohen pamje nga droni, Sveçla: Radojçiq shihet në mesin e grupit terrorist