Në Takimin e Radhës në Bruksel, Edhe Thaçi e Nikoliq

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa do të takohen prapë në Bruksel me homologët e tyre serbë Tomislav Nikoliq dhe Aleksandar Vuçiq.

Me ftesën e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, të dyja palët udhëtojnë me 1 shkurt përsëri në Bruksel.

“Kryeministri Mustafa dhe Presidenti Thaçi, si dhe Kryeministri Vuçiq dhe Presidenti Nikoliq do të vijnë në Bruksel të mërkurën me ftesën e përfaqësueses së lartë Mogherini, në takimin e radhës të nivelit të lartë të ndërmjetësuar nga BE”, konfirmoi për KALLXO.com, zëdhënësja e zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zivalj.

Dy ditë më parë, BE kishte thënë që takimi do të zhvillohet vetëm në nivel kryeministrash.

http://kallxo.com/caktohet-dita-e-takimit-mustafa-vuciq/

Të shtunën, Presidenti Thaçi kishte zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin serb Vuçiq gjatë të cilës tha të jetë biseduar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovës- Serbi.

http://kallxo.com/thaci-bisedoi-ne-telefon-vuciqin/

Ky është takim pasues i atij të datës 24 janar, ku të dyja palët ishin pajtuar t’i lënë prapa tensionet dhe të fokusohen që çështjet t’i zgjidhin përmes dialogut.

http://kallxo.com/mogherini-kerkon-te-lihen-prapa-tensionet/

http://kallxo.com/mogherini-pret-takime-tjera-kosove-serbi-ne-ditet-e-ardhshme/