Foto: Ilustrim

Në Gjilan kërkohet kujdes nga mësuesit për simptomat e gripit te nxënësit

Drejtori i Arsimit në Komunën e Gjilanit, Nazim Gagica ka kërkuar nga përgjegjësit e institucioneve shkollore që të mbikëqyrin situatën dhe nxënësit që kanë shenja dhe simptoma të gripit.

Ai ka kërkuar që këta nxënës t’i shmangen kontaktit me nxënës të cilët nuk kanë simptoma të gripit dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut.

Ky njoftim ka ardhur duke u bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për situatën aktuale epidemiologjike të gripit sezonal.

“Prandaj, luten udhëheqësit e IEA-së, që sa më shpejt të kontaktojnë mësimdhënësit në lidhje me këto rekomandime”, thuhet në njoftimin e drejtorit Gagica.

Deri më tani 10 persona kanë vdekur nga gripi por sipas profesionistëve të njëjtit kanë pasur edhe sëmundje të tjera përcjellëse.

https://kallxo.com/240-persona-te-prekur-nga-gripi-sezonal-jepen-rekomandime/

https://kallxo.com/vdes-edhe-nje-person-nga-gripi/

www.kallxo.com