Shteti që diskriminon - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet hulumtimi disamujor i KALLXO.com, i cili gjeti se institucionet publike diskriminojnë grupet e margjinalizuara të shoqërisë.

Hulumtimi u zhvillua në pesë komuna të vendit dhe në Universitetin e Prishtinës.

Të dhënat tregojnë se shumica e këtyre institucioneve nuk ofrojnë qasje fizike për personat me aftësi të kufizuara.

Institucionet nuk punësojnë persona me aftësi të kufizuara, ato diskriminojnë gratë në punësim dhe në pozita udhëheqëse e gjithashtu diskriminojnë personat nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian etj.

Raportin e plotë të hulumtimit mund ta gjeni duke klikuar KËTU.