Promoivimi i mjedrës | Foto: KALLXO.com

Mjedra si Sukses Ekonomik

Delawie bashkë me Ministrin e Bujqësisë meli Krasniqi dhe shefin e misionit të USAID-it në Kosovë James Hope vizituan kultivuesit e mjedrës të vendosur në Sheshin “Nënë Tereza” të Prishtinës.

“Çka më bën më optimist është fakti se Kosova mund të bëhet një furnizues i shkallës së parë me mjedra të freskëta e të përpunuara, por jo vetëm për tregun e vendit, por edhe për atë rajonal,” tha Delawie.

Ai u zotua se zhvillimi ekonomik i Kosovës është prioritet i përfaqësuesve të ShBA-së këtu.

“Siç e kam thënë edhe më herët mbështetja e zhvillimit ekonomik të Kosovës është prioritet kryesor për Shtetet Bashkuara në Kosovë edhe përmes aktiviteteve të USAID-it ne po investojmë në këtë sektor pasi që ka potencial për të rritur, për të gjeneruar vende të reja të punës dhe për t’i kontribuuar zhvillimit ekonomik të vendit në përgjithësi,” tha Delawie.

Edhe ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi tha se mjedra është një storje e madhe e suksesit.

“Më lejoni të them se mjedra është një nga storjet më të mëdha të suksesit ekonomik dhe jo vetëm bujqësore në Kosovë,” tha Krasniqi.

Ai theksoi se përfitimet nga kjo kulturë bujqësore janë të jashtëzakonshme.

“Kjo është arsyeja se ne si ministri e kemi vënë atë në fokusin tonë, në prioritetet kryesore dhe ta zëmë vetëm gjatë vitit 2016 për produktet ku bën pjesë mjedra ne po ndajmë mbi katër milionë euro për ngritje të sipërfaqeve të reja, për avancim të tyre ekzistuese për rritje të kapaciteteve, deponimit, përpunimit, por po ashtu edhe për subvencionimin për këto kushte ekzistuese,” tha Krasniqi.

Më tutje tha se ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm pasi ka pasur rritje të rendimentit.

“Sa i përket çështjeve të tjera ky është një vit jashtëzakonisht i mirë për mjedrën kemi rritje të hatashme të rendimentit,” shtoi më tutje Krasniqi.

Por fermeri nga Podujeva, Isak Kutllovci tha se çmimet e mjedrës këtë vit janë më të ulëta se vitet e kaluara, ndërsa shtoi se Ministria e Bujqësisë dhe institucionet përkatëse nuk u kanë ndihmuar kultivuesve të këtij fruti.

“Deri më tani nuk kanë bërë asgjë, tash e tutje me ministrin biseduam, po shikojmë se çka po bëhet nesër,” tha Kutllovci.

Për ditët e promovimit të mjedrës KALLXO.com shkroi edhe vitin e kaluar.

http://kallxo.com/mjedra-zbret-ne-qender-te-prishtines/