Promovimi i antologjisë ‘La poesie contemporaine albanaise’. Foto: KALLXO.com.
Promovohet antologjia e poezisë shqipe në gjuhën frënge, ‘La poesie contemporaine albanaise’
Antologjia e poezisë shqipe e botuar në gjuhën shqipe, “La poesie contemporaine albanaise” (Poezia bashkëkohore shqipe), është promovuar të enjten, më 18.04.2024, në Institutin Albanologjik në Prishtinë.
Kjo antologji e botuar nga Shtëpia Botuese parisiene “L’Harmattan”, doli në shitje më 29.2.2024 në libraritë në Paris.
Shkrimtari Asllan Qyqalla nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë tha se promovimi i kësaj antologjie në Prishtinë, mbahet pas atij në Paris të Francës, më 23 mars 2024.
Qyqalla tha se në këtë antologji janë përfshirë 75 poetë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.
Ai paralajmëroi edhe botimin e një antologjie tjetër në Paris me autorë shqiptarë në gjuhën frënge dhe angleze.
“Unioni është duke u përgatitur për botimin e një antologjie tjetër më voluminoze e paraparë edhe nga ‘L’Harmatan’ për vitin 2025, në gjuhën shqipe dhe angleze”- tha Qyqalla.
Antologjia “La poesie contemporaine albanaise” është promovuar në Paris në Ditën Botërore të Poezisë, më 21 mars 2024, në Ambasadën e Kosovës.