Ministri e Këshilltari i Tij Zgjidhen Nënkryetarë të Komitetit Olimpik

Besim Hasani ka mundur në garën për kryetar të Komitetit Olimpik të Kosovës kundërkandidatin Jeton Beqiri.

Në votimin e delegatëve, 47 vota ka marrë Besim Hasani e Jeton Beqiri mori 29 vota.

Pas marrjes së mandatit, Hasani ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë.

“Faleminderit shumë për këtë dhe do të shkoj në atë drejtim që tërë potencialin e përbashkët, tërë potencialin e njohurive që i ka Komiteti i Sportit t’i kanalizojmë dhe së bashku ta ngrehim sa ma lartë komitetin olimpik dhe ta përmbushim një premtim që e kam dhënë” u shpreh Hasani pas përfundimi të procesit zgjedhor.

E para se të fillonte procesi i votimit, dy kandidatët shpalosën programin e tyre para delegatëve duke kërkuar besimin e tyre për udhëheqjen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

http://kallxo.com/edhe-nje-mandat-ne-krye-te-komitetit-olimpik/

Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani u shpreh se gjatë mandatit të tij në qendër të vëmendjes do të jenë sportistët.

“Në qendër të vëmendjes janë sportistët dhe karriera e tyre pas karrierës sportive. Deri më tani janë bërë përpjekjet dhe jemi në një drejtim ë mirë dhe kjo mbetet të vazhdohet për përmirësimin e kushteve në mënyrë që sportistët tanë të mundin ë shpërfaqin talentin e tyre”, tha ndër tjerash Hasani.

Kundërkandidati i Hasanit ishte pingpongisti Jeton Beqiri. Madje, si gjyqtar pingpongu ai ka ndarë drejtësinë edhe në kampionate botërore.

Ndërsa Ish-Ministri i Sportit, tani i Bujqësisë, Memli Krasniqi si dhe këshilltari i tij Shasivar Haxhiaj, u zgjodhën nënkryetarë të Komitetit Olimpik. Dy nënkryetarët tjerë janë zgjedhur Fadil Vokrri e Gazmend Maxhuni.

Të pranishëm në këtë asamble të KOK-ut, ishin edhe dy olimpistët kosovarë, Majlinda Kelmendi dhe Musa Hajdari.

Në fund të tetorit, emisioni “Jeta në Kosovë“ i është kushtuar pikërisht Komitetit Olimpik të Kosovës dhe zgjedhjeve në federata.

Në këtë debat kanë marrë pjesë Besim Hasani, përfaqësuesi i Ministrisë së Sporteve, Iber Alaj, trajneri i xhudos, Driton Kuka dhe përfaqësuesi i Federatës së Basketbollit, Leart Hoxha.

http://kallxo.com/driton-kuka-flet-per-zgjedhjet-ne-komitetin-olimpik/