Foto Arkiv

Mbyllen 13 Subjekte të Lojërave të Fatit

Në një aksion të zhvilluar nga inspektorët e Divizionit të Lojërave të Fatit në ATK, janë mbyllur 13 subjekte që kanë ushtruar jashtëligjshëm veprimtarinë e lojërave të fatit, për të cilat njëkohësisht janë lëshuar gjoba në vlerë 50 mijë euro.

Ky aksion është zhvilluar në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës.

“Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të ATK-së.

Ata kanë paralajmëruar se Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji për Lojërat e Fatit.

Po ashtu AKT i ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit në mënyrë të jashtëligjshme.