LIVE - Dosja 18-milionëshe përmes faturave fiktive 

Në emisionin e sotëm në “Kallxo Pernime” po transmetohet aksioni i Prokurorisë së Prishtinës që u zhvillua këtë javë pas hetimeve për një biznesmen që dyshohet se tentoi përmes faturave fiktive të përfitojë 2.8 milionë euro nga shteti përmes rimbursimit të TVSH-së. 

Ndiqni urdhrat dhe veprimet e prokurorit Bekim Kodraliu dhe ekipit të hetuesve të krimeve ekonomike dhe korrupsionit për të bastisur e arrestuar mbi 10 zyrtarë tatimorë e dy biznismenë. 

Një hetim disajavorë i prokurorit Kodraliu në lidhje me faturat fiktive rezultoi me 12 zyrtarë të ATK-së të arrestuar. 

Në emisionin e sontëm mund të ndiqni:

– Pamje të planit operativ që u përdor për të kryer bastisjet në zyrat e ATK-së 

– Pamje brenda hotelit që dyshohet se u përdor për rimburësim nga shteti për 2.8 milionë euro 

– Çfarë fatura fiktive pranoi ATK-ja dhe cili ishte alarmi që ngriti Njësia e inteligjencës?

Po ashtu mund të ndiqni pamje të arrestimit të biznesmenit që tentoi të rimburësohej nga shteti 2.8 milionë euro. 

Në pjesën e dytë të emisionit ndiqni debatin për kompensimin e dëmit për qytetarët të cilëve u janë shkelur të drejtat e tyre në çështje të ndryshme. 

Dosje të shumta, padi nga qytetarët e punëtorët janë duke pritur të trajtohen nga gjykatat në Kosovë për kompensim të dëmit.

Në emision mund të ndiqni:

– Paditë që janë bërë për rastet kur institucionet shtetërore u shkelën të drejtat kushtetuese 

– Rrëfimi i qytetarit që sfidoi ShSKUK-në për ndryshimin e një rregulloreje 

– Sa zgjati procesi i trajtimit të rastit nga institucionet?

– Cili ishte rekomandimi që u dha nga Avokati i Popullit?

– Pse dhe kur mund të paditet shteti?

– Avokatë të ndryshëm tregojnë rastet që trajtojnë në gjykata dhe stërzgjatja e proceseve.