Policia shpall në kërkim biznismenin nga Podujeva të dyshuarin për përfshirjen në rastin e faturave fiktive me zyrtarët e ATK
Pas më shumë se dy muajsh kur u zhvillua aksioni i Policisë dhe Prokurorisë për arrestimin e 12 zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës, më 09.01.2024, Policia ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar në këtë rast.
Sipas komunikatës së Prokurorisë të datës 09.01.2024, këto 23 fatura fiktive F.P. i kishte pranuar nga të pandehurit B.B dhe B.B, pronarë të një biznesi në Podujevë.
Njëri nga këta të pandehurit, është personi i dyshuar për të cilin Policia po kërkon bashkëpunim nga qytetarët në rast se e identifikojnë ta raportojnë në Polici.
“Gjatë procedurës së hetimit edhe përkundër angazhimeve hetimore dhe operative, nuk është arritur të sigurohet prezenca e njërit prej të dyshuarve, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”, “Shmangja nga tatimi” dhe “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Në këtë njoftim, Policia ka publikuar po ashtu edhe identitetin dhe fotografinë e të dyshuarit, dhe këtë të drejt e ka bazuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar, me qëllim të pranimit të informacione në lidhje me identifikimin e vendndodhjes së të dyshuarit, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarë.
“Personit i dyshuar është Bedri (Fazli) Batatina i lindur më 03.06.1984, banues në rrugën “Ali Ajeti” Podujevë. Policia, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë” – ka bërë thirrje Policia.
12 zyrtarët e ATK-së dyshohet se ia kishin pranuar si të rregullta 23 fatura fiktive një biznesmeni nga Prizreni, F.P. i cili kishte aplikuar për rimbursim nga TVSH.
Faturat kishin vlerë 18 milionë euro ndërsa pretendohet se rimbursimi do të kapte vlerën 2,8 milionë euro.
Qytetarët mund të lajmërojnë Policinë përmes numrave të telefonit 192, 080019999 (pa pagesë), apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë”, e-mail adresën [email protected] si dhe në stacionin më të afërt policor.
Këta janë zyrtarët e ATK-së që u arrestuan sot