Ministri Murati: Në shkurt janë regjistruar mbi 5 mijë të punësuar të rinj

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se gjatë muajit shkurt janë regjistruar 5 mijë e 54 të punësuar të rinj.

Ai ka thënë se kjo vjen si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të ri të ATK-së, i cili, siç ka shkruar ai, kërkon që punëtorët të regjistrohen-deklarohen së paku një ditë para se ata të fillojnë punën.

“Të gjithë të punësuarit duhet të kontrollojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar në ATK, dhe në rast se jo, të denoncojnë punëdhënësin. Punëdhënësi ka për obligim të deklarojë të gjithë të punësuarit dhe t’u paguajë kontributet me rregull”- ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, fushata e kontrolleve nëpër biznese për punëtorë të padeklaruar po vazhdon.

 

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për shkeljet e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.

Raportimet mund t’i gjeni në këtë LINK.