Lipjan: Nga ndezja e mbeturinave përfshihet në zjarr edhe pylli
25.3.2019 - 13:06
Një rast i zjarrvënies është raportuar gjatë ditës së djeshme në Polici.
Rasti ka ndodhur në Lipjan rreth orës 13:40 dhe sipas qytetarit disa persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin fillimisht mbeturinave e më pas është përfshirë nga zjarri edhe pylli.
Sipas policisë njësitë përkatëse policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje, me ç’rast kanë lokalizuar zjarrin.