ILUSTRIM: Arrestimi i një të dyshuari- Policia e Kosovës

Kryeprokurori jep detaje në lidhje me sulmin ndaj katër policëve në Prishtinë

Prokuroria e Prishtinës ka dhënë detaje interesante rreth sulmit ndaj pjesëtarëve të Policisë që ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, tha për KALLXO.com se personat që kanë sulmuar policët janë familjarë të të ndjerit Arianit Gashi.

Ky i fundit ishte vrarë dy vjet më parë të Parku i Qytetit bashkë me shokun e tij Eron Agaj.

Lidhur me këtë vrasje të dyfishtë sot është dënuar me 20 vjet burgim shtetasi i Shqipërisë, Lulzim Idrizi.

Sipas kryeprokurorit Beka, tre persona janë arrestuar, dy nga ta janë ndaluar dhe nesër pritet vendimi për ta ndërsa një person tjetër është në arrati.

Prokuroria rastin e ka cilësuar si sulm ndaj personave zyrtarë në kryerje të detyrës.

KALLXO.com raportoi më herët në lidhje me detajet e policisë për sulmin ndaj policëve.

Sipas Policisë, pesë persona janë shoqëruar në polici, dy janë ndaluar për 48 orë e tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

https://kallxo.com/policia-jep-detaje-rreth-rrahjes-se-kater-pjesetareve-te-saj-ne-prishtine/

https://kallxo.com/rrihen-kater-police-ne-prishtine/